Shqipëria luan ditën e sotme me Anglinë, duke filluar nga ora 18:00, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.
Entuziazmi është i madh pasi luajmë ndaj kundërshtarit të kalibrit botëror, ndërsa mund ta shohim edhe limitet e Kombëtares. Vetëm pak minuta më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare që janë shpërndarë nga UEFA.

Trajneri Edi Reja i ka surprizuar të gjithë me formacionin zyrtar.
Mungesa e Marash Kumbullës në mbrojtje ka sjellë disa ndryshime, por Reja nuk i ndahet skemës 3-5-2. Në mbrojtje Kumbullën e zëvendëson Veseli, që shoqërohet nga Gimshiti dhe Ismajli. Në mesfushë janë pesë dhe nuk mungojnë lojtarët ofensivë.
Hysaj dhe Memolla kanë detyrën ta mbajnë gjithë linjën anësore të fushës, ndërsa në treshen e qendrës janë Bare, Laçi dhe Uzuni, që sot do ketë një rol ndryshe nga çka ndodhur në këtë shkuarën dhe do shfrytëzojë shpejtësinë.Në sulm është Broja dhe Cikalleshi.
FORMACIONET ZYRTARE:


