Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë.Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:10 në lagjen nr.6 tek rruga “Miço Shkodrani”, ku 58-vjeçarja është hedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte.
Viktima është identifikuar si Sofika Pitushi.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor, i cili është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 30.03.2021, rreth orës 19:10, jemi njoftuar se në lagjen nr. 6, rruga “Miço Shkodrani”, është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte, shtetasja S. P., rreth 58 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
