E rende/Makina përplas për vdekje 27-vjeçarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, ku ka ndërruar jetë një 27-vjeçar.Makina me drejtues shtetasin P. L., ka aksidentuar një motorr me drejtues E. Ç., i cili ndërroi jetë në spital.Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion shtesë


Më datë 30.03.2021, rreth orës 17:15, në rrugën “Bardhyl”  mjeti me drejtues shtetasin P. L., ka aksidentuar një motorr me drejtues ende të paidentifikuar rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.  Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e ndodhur në rrugën “Bardhyl” ju bëjmë me dije se ; Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motorrit shtetasi me iniciale E. Ç., 27 vjeç. Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. L, u shoqërua në ambientet e komisariatit Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.