COVID BËN NAMIN NE GREQI/JA SA RASTE JANE RREGJISTRUAR SOT

Greqia njoftoi sot se laboratori ka konfirmuar rastet e sëmundjes të regjistruara në 24 orët e fundit. Rezulton se janë 3.616 persona të infektuar, nga të cilat 20 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 263.689 (ndryshim ditor + 1.4%), nga të cilat 51.5% janë meshkuj.


Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 97 infektime konsiderohen se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 2,511 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 76, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 8,093 vdekje. 95.7% kishin sëmundje themelore dhe/ose moshë 70 vjeç e lart.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 739 (63.7% burra). Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç. 82.9% kanë sëmundje themelore dhe/ose moshë 70 vjeç e lart.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.