Bilanc dramatik/ shpërthejnë infeksionet në Itali,rreth 24 mijë raste të reja me Covid-19 dhe 467 viktima

Në Itali, numri i vdekjeve nga koronavirusi vijon të mbetet i lartë. Autoritetet raportojnë se në 24 orët e fundit në vendin fqinj kanë humbur jetën 467 pacientë me Covid-19.


Që nga fillimi i pandemisë, numri total i viktimave ka shkuar në 109,346.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se ditën e sotme janë regjistruar 23,904 raste të reja me koronavirus nga 351,221 teste të realizuara.

Përveç mjekëve dhe infermierëve, vaksinën anti-Covid po e marrin edhe farmacistët si edhe stafe mjekësore që janë në kontakt me këtë sëmundje të rëndë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.