Aktori i humorit ia thotë troç Pandeli Majkos: Si ta futi Rama? Ai: Atë 19-tën ku ta kesh!

Pandeli Majko ka qenë së f undmi në emisionin ‘’Klanifornia’’. Ai bëri disa batuta me aktorin, ku mes humorit foli edhe për pozicionimin në listën e PS në Tiranë si i 19-ti.

Majko është pyetur se kush ia bëri ‘’puçin’’, teksa i kanë nxjerrë një sinkron të Ahmetajt se ‘autore’ ishin Luljeta Bozo dhe Najada Çomo.
PJESË NGA INTERVISTA
PYETJA: Si ta futi Rama kështu, kush ta bëri këtë, çfarë ishte ky puç?
Majko: Kjo është arsyeja pse unë… Një nga logot rezervë të fushatës është: Atë 19-tën ku ta kesh!

Gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar Pandeli Majko u shpreh se nuk kishte folur “pasi kishte bërë një operacion në gojë”. Pyetjes së bërë në “Klanifornia”: “Si je me dhëmballën?”, Majko iu përgjigj: “Ishte i vetmi justifikim që mos ulërija”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.