Harrojeni të ftohtin/ Nis i nxehti nga e premtja, ja sa gradë shkojnë temperaturat

Për ditën e enjte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqendrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira këto më të theksuara përgjatë relieveve malore ku do të pasohen nga reshje bore me intensitet të ulët deri në orët e mesditës. Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat minimale dhe rritje në vlerat e mesditës.


Por duke filluar nga e premtja kemi temperatura në rritje dhe diell pergjatë fundjavës.Javën e ardhshme temperaturat pritet te shkojnë deri në 25°C.

Pas të ftohtit arktik që goditi Europën, dhe u shtri edhe mbi rajonin tonë, ditëve të ardhshme po parashihet një përmirësim gradual i motit.

Ditën e Enjte

zonat malore -2°C deri në 8°C

zonat e ulëta          5°C deri në 15°C

zonat bregdetare    6°C deri në 16°C