Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua ndryshimi befasues në pamje i doktoreshë Najada Çomos.Krejt papritur, mbrëmjen e djeshme ajo u shfaq me flokë në ngjyrë të çelët, vetulla më pak të errëta dhe një grim më natyral,duke shfaqur një ndryshim te thelle që prej momentik kur u be pjese e politikes…
E ndërsa një pjesë e mirë e komentuesve ishin pro ndryshimit të Najadës, mikesha e saj e ngushtë Vera Ostreni tregoi për “Ftesë në 5” se i mungonin flokët e kuq të doktoreshës.
“Shokët, shoqet e fakultetit apo kolegët e punës edhe kur nuk u ka pëlqyer diçka nga “look-u” tran sgresiv nuk është se s’ kanë guxuar ta thonë, por kanë menduar që ajo është Najada dhe ne e pranojmë kështu siç është. Mua personalisht më mungojnë flokët e kuq!”, u shpreh ajo.
Më vonë shtoi se do i mungojë t’i thërrasë “ o ferrari i motrës” siç i ka thirrur gjatë 12-13 viteve me flokë të kuq.

