Ky vend evropian që ka vaksinuar 42 përqind të popullsisë po lehtëson masat

Malta do të fillojë të lehtësojë gradualisht kufizimet e vendosura nga pandemia COVID-19 këtë muaj, tha të mërkurën kryeministri maltez Robert Abela, në sajë të avancimit të vaksinimit shumë më shpejt se gjetkë në Bashkimin Evropian.

Abela u tha gazetarëve se shkollat do të hapen të hënën dhe qeveria do të konsiderojë hapjen e restoranteve dhe dyqaneve jo-thelbësore në 26 prill.


Meshat do të shërbehen në kisha përsëri nga 18 prill.

“Kufizimet do të lehtësohen gradualisht, por fëmijët nuk mund të humbin më përvojën e arsimimit në klasë,” tha Abela.

Abela tha se Malta ka në plan të hapë sektorin e turizmit në 1 qershor. “Ne do të promovojmë veten si një nga destinacionet më të sigurta turistike,” tha ai.

Malta përdor vaksinat Pfizer dhe BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca dhe ka blerë sa më shumë vaksina që mundet.