Po na digjet dhe analiza e tamponit/Kaosi në Rinas, njerëzit presin prej orësh në aeroport

Dhjetëra njerëz të dëshpëruar kanë qëndruar jashtë aeroportit të Rinasit, të cilët presin për ndonjë zhbllokim të situatës së krijuar nga bojkotimi i punës së 65 kontrollorëve të Albcontrol, duke shkaktuar pezullimin e fluturimeve ajrore.

Kjo situatë ka shkaktuar kaos dhe qytetarët flasin se janë prej orësh që presin në ndryshimin e situatës së krijuar.

Pasagjerët që kanë prerë biletat shprehin shqetësimin dhe për faktin se kanë kryer tamponin Covid dhe se sipas rregullave të shtetit gjerman ai duhet të jetë kryer brenda 24 orëve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.