Aeroporti “Nënë Tereza” njofton se fluturimet e programuara do të nisin ditën e nesërme.Përmes një njoftimi zyrtar për media, Aeroporti i vetëm në Shqipëri ka reaguar lidhur me situatën e krijuar për shkak të grevës së kontrollorëve, duke thënë se gjatë ditës së sotme do të vijojnë fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatike.
Ndërsa ditën e nesërme do të nisin të gjitha fluturimet e tjera të programuara, por që për shkak të grevës u bllokuan për rreth 48 orë.Burime bëjnë me dijse se nga Turqia kanë mbërritur disa kontrollorë që do të zëvendësojnë ata shqiptarë që s’pranojnë të kthehen në punë.Ndersa mësohet se nuk ka një orar të saktë për rifillimin e nesërm të fluturimeve.
NJOFTIMI I PLOTË:
Njoftimi:Nesër në mëngjes rinisin fluturimet
📌Tirana International Airport njofton se fluturimet e programuara rinisin nesër në mëngjes, ndërkohë që sot do të kryhen operimet për fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatike. Sipas njoftimeve zyrtare të shtetit shqiptar, fluturimet e programuara rifillojnë nesër në mëngjes, më 9 Prill 2021.
📌 Ende nuk ka një orë të saktë për rifillimin e nesërm të fluturimeve. Sapo ta kemi si njoftim, do ta lajmërojmë menjëherë.
📌 Pasagjerët e flydubai që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, i bëjmë me dije ata dhe operatorët turistikë se udhëtimi do të kryhet nga nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobuzë. Janë të lutur të paraqiten brenda terminalit të TIA-s për dhënien e dokumentacionit të nevojshëm për këtë udhëtim.
📌 Njoftojmë gjithashtu se pasagjerët e itinerarit Dubai – Tiranë po me flydubai, se avioni do të ulet në aeroportin e Podgoricës sot në mbrëmje, me një parashikim 18.30 orë lokale, kështu që operatorët turistikë janë të lutur të kujdesen për transportin e tyre nga Podgorica në Tiranë me autobuzë.
📌 Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet në shërbim të pasagjerëve dhe të çdo informacioni të saktë që është i vlefshëm për publikun.
Për çdo të dhënë tjetër, ju informojmë sërish.
Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport
