Një apel për ndihmë ka ardhur në redaksinë e ”Korca Blog”.Te aferm te Drinedes kane shkruar dhe kërkojne ndihme për nenen 27-Vjeçare Korçare e cila vuan nga Leuçemia .Kimioterapia dhe medikamentet nuk kanë dhënë efektin e duhur për Drineda Avdi (Dangalli), ndaj kërkohet ndihma e shqiptarëve që 27-vjeçarja të kryejnë transplant në Turqi.
Ata kane shkruar:
Apel per ndihmë të shpëtojmë jetën e një nëne dhe gruaje të re,Drineda Avdi ( Danglli) 27 vjeç ,lindur dhe banuese në Korçë ( Bilisht) ,e cila është diagnostifikuar me Leuçemi ( Leukemia mioblastike acute) në Janar të vitit 2020. Kimioterapitë dhe medeikamentet nuk kanë dhënë efektin e duhur dhe gjendja e saj sa vjen dhe përkeqësohet. Familja Danglli të padorëzuar në zemër por pa fuqi ekonomike apelon per ndihmë, shpresa e vetme mbetet një transplant në Turqi i cili kushton shumë dhe është i papërballueshëm për këtë familje që i ka drejtuar sytë nga zoti dhe mbahet me shpresë. Ju lutemi kontriboni për shpëtimin e saj mesa të keni mundësi, rasti është urgjent. Drineda është nënë e një djali të vogël dhe ëndrra e vetme e tij është të rritet me nënën pranë .
Të dhënat Bankare: Raifeissen Bank Sha
Numri i llogarise ne Lek: 0021123996
IBAN: Al 90202430050000000021123996
SWIFT code: SGSBALTX
Numri i llogarisë në Euro:0031123996
IBAN: Al75202430050000000031123996
Swift code:SGSBALTX
Mbajtesja e te dyja llogarive bankare dhe numer kontakti është Nëna e Drinedes, (Drita Shaban Danglli) +355676910594
Ju lutem kontribuoni dhe shpërndajeni!
#meDrinelden ❤️





