Thpërthen dashuria/Mevlani e përqafon: Ti për mua je e bukur gjithmonë!

Duke u bërë gati për xhirimin e puntatës së të martës, Ledjana dhe Mevlani nuk ndahen nga njëri-tjetri, kudo i shohim duke u përqafuar e duke u përkëdhelur.

Ndërsa ngacmohen me njër-tjerin Ledjana e pranon faktin se ka shtuar në peshë kohët e fundit dhe Mevlani i thotë se ky rezultat ka ardhur se ai është kujdesur mirë për të këto kohë. Ledjana shprehet se pas deklaratës ka qenë shumë e qetë dhe ndoshta kjo mund të ketë qenë arsyeja.Gjithashtu ajo thotë se tani që e gjeta burrin, as veshjes nuk i kushtoj shumë rëndësi, mund të dal dhe pa to. Ndërsa Mevlani nga ana tjetër, thotë se nuk e ka aspak problem veshjen tek ajo, përderisa unë e kam në krah dhe e njoh se kush është.Më tej Ledjana e pranon se që kur ka bërë deklaratën është bërë më serioze dhe nuk e ekzagjeron me veshjen.

Së fundmi, Mevlani ka publikuar një foto në “Instagram”, ku shfaqet së bashku me Ledjanën.

“Kjo dashnia por si zjarri”, shkruan ai bashkëngjitur me foton ku shfaqen të përqafuar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.