Moment i veçantë/Basha tregon detaje kur i kërkoi dorën Aurelës dhe organizimit të dasmën me qindra të ftuar

Kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij Aurela kanë qenë të ftuar sot në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare.Basha ka treguar se me Aurelën janë njohur në gjimnaz ku në fillim ishin në klasë paralele dhe më pas në të njëjtën klasë.

Aurela tha se për 5 vite ata ishin vetëm shokë, dhe se bashku kishin shkuar në Holandë, atje ku edhe kishin lindur ndjenjat e para.

Biseda:

Ardit Gjebra: Si jeni njohur ?

Basha: Kemi qenë në një shkollë, në klasë paralele. Klasa ime u shkri dhe më pas ishim në të njëjtën.

Gjebrea: Si ishte Basha?

Aurela: Ishte më i miri i klasës. Domethën bënte njëri pyetje ai ishte i gatshëm gjithmonë për përgjigjen.

Gjebrea: Si ka qenë Aurela?

Basha: Ka qenë një vajzë që binte në sy, binte në sy edhe kur nuk isha në klasën e saj. Ishte e veçantë në sjelle në stilin e flokëve.

Ajo merrej me letërsi, ndryshe nga unë që më në fund botova  një libër, që më shumë se një libër ishte një letër e hapur për shqiptarët. Ajo merrej me letërsi të mirfilltë. Aurela është marrë me letërsi të mërfilltë. Ka marrë çmimin ndërkombëtar të letërisë në në 91′, në Tetovë.

Gjebrea: Pastaj ikët në Hollandë?

Basha: Ishin 80 studentë atëhere që studionin jashtë. Dhe ne ishim ndër ata. Ishte hera e parë që po iknim larg familjes. Për familjen time ka qenë një tronditje.

Aurela: Ne atë kohë ishim vetëm shokë…

Gjebra: Për sa vite ishit shokë dhe kur filluan shenjat e para të pëlqimit

Aurela: Ne ishim shokë për 5 vite. Ishte rastesi që kemi shkuar në Hollandë. Duhet të jeshë në vendin e duhur në momentin e duhur.

Gjebra: Për çfarë keni studiuar?

Basha: Juridik

Aurela: Marrdhënie ndërkombëtare

Gjebra: Jetonit bashkë?

Aurela: Jetonim se kush në shtëpin e tij. Ishim shokë, më pas në vitin e dytë të univeristetit nisi lidhja.

Ardit Gjebrea: Po në dasmë, si e mbani mend dasmën, me shumë njerëz, me pak njerëz
Aurela Basha: Me shumë njerëz.
Lulzim Basha: Jashtëzakonisht shumë njerëz.
Aurela Basha: Ne dasmën e kemi bërë në Tiranë.
Lulzim Basha: Jashtëzakonisht shumë njerëz.
Ardit Gjebrea: Dhe Aurela erdhi nga Hollanda?
Lulzim Basha: Po!
Ardit Gjebrea: Ndërsa ju nga Kosova?
Lulzim Basha: Po!
Ardit Gjebrea: Dhe erdhët dhe bëtë dasmën?
Lulzim Basha: Po!
Ardit Gjebrea: Kush u kujdes për dasmën?
Aurela Basha: E kishe më afër, ishe më afër…

Lulzim Basha: E para kjo, e dyta të themi atë që është domethënëse, ishte një moment i veçantë për familjen time. Jemi që jemi po i themi ca gjëra. Unë kam lindur pas 10 vjetësh martesë të prindërve të mi dhe disa përpara meje nuk ia kanë dalë të mbijetojnë, ndërkohë që jam djali i madh i djalit të madh të djalit të madh të djalit të madh me sa mbahet mend. Familjet shqiptare kanë qenë tradicionalisht të mëdha, pra një farë mase kam qenë edhe në qendër të vëmendjes, nuk po them i përkëdheluri, po ka pasut një vëmendje të veçantë ndaj meje dhe këtë e ndjeja, e ndjeja nga xhaxhallarët, nga dajat, hallat, tezet dhe nga kushërinjtë e mi të parë, fëmijët e tyre. Kështu që për ta, për prindërit, për gjyshen që ishte gjallë, ishte një moment i veçantë martesa ime, nuk ishte diçka që donin ta kalonin. Nga ana tjetër ne ishim në rrethana po kështu të veçantë, Aurela jetonte dhe punonte në Hollandë, unë jetoja në Kosovë, kishim krijuar rrethe miqësore shumë të gjera dhe nuk mund të linim dhe ata pa i ftuar. Dy familje të mëdha tradicionale shqiptare, familja e saj nga nëna dhe nga babai, familja ime nga nëna dhe nga babai dhe një rreth shoqëror që në qoftë se nuk gabohem, në fund na kanë dal 120 shokë që na kanë ardhur, të huaj, nga Hollanda, nga Amerika, nga Kanadaja, nga Kosova një pjesë prej tyre, sigurisht edhe miq të Kosovës, shqiptarë të Kosovës, pra mund të kemi qenë në total, pritja mund të ketë kaluar 600-700 veta, darka 400+.

Aurela Basha: Dasmë shumë e madhe!

Ardit: Darka?!

Lulzim Basha: Kjo është e bukur! Besoj, ka qenë dasma e fundit tek hotel “Dajti”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.