Mbërrin avioni i parë në aeroportin e ri të Kukësit

Ditë më parë kryeministri Rama deklaronte se “çunat” nga Londra do të mund të fluturojnë direkt për në aeroportin e Kukësit, por si duket kjo gjë është e pamundur.Ndryshe nga deklaratat e Ramës, avioni ka zbritur në Aeroportin Ndërkombëtarë “Nënë Tereza”. Kjo gjë vërtetohet edhe në faqen zyrtare të aeroportit, ku mund të shihet qartësisht se avioni i “Air Albania” i nisur nga Londra, zbret në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, ndërsa prej aty u nis për në Kukës rreth orës 15:00 të ditës së sotme.


Nga të dhënat e autoriteteve, pista prej 2200 metrash ka përfunduar ndërsa në zonën e parkimit është projektuar për të qëndruar deri në 3 avionë njëkohësisht.

Aeroporti ndërkombëtar i Kukësit është aeroporti i dytë civil në Shqipëri pas atij të Rinasit.

Sipas Euronews, aeroporti pritet të jetë funksional dhe i hapur për të gjitha linjat ndërkombëtare në datën 20 maj. I koncepruar si “loë cost”, aeroporti thuhet se do të operojë me çmime më të ulëta krahasuar me të gjitha aeroportet e rajonit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.