Mësohet se është vetëdorëzuar autori i dyshuar i krimit të rëndë në Elbasan.Burimet thanë se i dyshuar për këtë ngjarje është Arbër Papleka, ish-efektiv i RENEA-s .
Arbër Papleka, 34 vjeç nga Tropoja është larguar prej 2 vitesh nga forcat policore RENEA dhe tashmë është arrestuar është pjesë e shtabit të Partisë Demokratike në Elbasan.Arbër Paplekaj autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit sipas dëshmitarëve ka dalë nga një furgon me logon e PD dhe ka qëlluar për me breshëri plumbash mbi Pjerin Xhuvanin, dhëndrrin e tij dhe bashkë me të, plumbat kanë zënë edhe një police dhe një qytetar.

