Numërimi i votave vazhdon i qetë edhe gjatë natës/ Dalin rezultatet ja sa shqiptarë kanë votuar, flet Kreu i KQZ-së

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se rezultatet paraprake për pjesëmarrjen në këto zgjedhje është 48.2%.

‘Ka filluar procesi i numërimit në Pustec dhe ndërkohë është në përfundim procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore në vendet e numërimit të votave, KQZ po e ndjek këtë proces, procesi i transportit nga KQZ në KZQZ është në përputhje me procedurat, sa i përket pjesëmarrjes sipas të dhënave të sonduara 48.2%.


Natyrshëm që rezultatin zyrtar do e kemi pasi të marrim informacionin nga të gjithë Qendrat e Votimit. Pajisja të funksiononte ofline, nuk kishte mundësi për të transmetuar direkt rezultatin e pjesëmarrjes, kështu kanë rënë dakord partitë.

KQZ i ka dhënë të gjitha informacionet në kohë reale, dhe nuk ka munguar transparenca nga ana jonë’, tha Celibashi.

Ai ka bërë me dije se procesi i numërimit do të vijojë gjatë natës. ‘Procesi i numërimit do të vijojë edhe gjatë natës, nuk ka asnjë arsye që të ndërpritet se janë të gjitha masat dhe pengesa, vetëm nëse do jenë arsye subjektive’, shtoi ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.