Kandidati i LSI-së në qarkun e Beratit Lefter Maliqi pak orë nga nisja e numërimit të votave, ka paralajmëruar se nuk do i pranojë këto zgjedhje.Në një reagim në rrjetet sociale, kandidati që mbante numrin shtatë në listën e LSI për qarkun e Beratit, pretendon se “votat e tij janë grabitur”.
Postimi i plotë
Te dashur bashkeqytetaret e mi ne qarkun e Beratit. Une, ne respekt te vullnetit tuaj, nuk i pranoj keto zgjedhje, kurre dhe pike.
Votat e mia jane grabitur, jane blere, jane manipuluar, nga krimi dhe mafia,per mua jo vetem ne qarkun Berat por ne gjithe vendin,dicka e tmerrshme fshihet.
Rezultati i deritanishem eshte skandaloz dhe i pavertete. Mbetem me i forte se kurre, besoj qe e verteta do te zbardhet, dhe ndeshkimi do te jete i rende.
Vazhdoj me koken lart dhe me besim ne Zot, drejt sfidave reale me fitore kunder krimit, droges dhe mafies.
