Kishim përballë një regjim,Lulzim Basha: Kush mendon se na njeh gabohet.”Ne nuk dorëzohemi kurrë”

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në deklaratën e parë pas daljes së rezultateve deklaroi se nuk ja kthyem popullit demokracinë me tej ,ai akuzoi Ramën se ka hedhur miliona euro për të deformuar vullnetin e votuesve dhe ka bashkëpunuar me përfaqësues të krimit.Ata përdorën milionat e koncesioneve të korruptuara,vodhën të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë, përdorën kriminelët dhe bandat, kërcënuan dhe shantazhuan votuesit, administratën, gazetarët dhe median duke e bërë edhe më të madhe masakrën elektorale”, tha Basha në fjalën e mbajtur.

“Edi Rama ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunojë hapur me përfaqësues të krimit si Tom Doshi që kanë gjithë botën demokratike kundër”, vijoi kryedemokrati.

Unë besova se falë fuqisë së mrekullueshme të popullit tonë në do tia kthenim Shqipërisë demokracinë. Por këtë herë nuk mjaftoi. Nuk mjaftoi sepse këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë. Ne hymë në këtë betejë jo me një kundërshtar politik por me një regjim që bëri gjithçka për ta shkatërruar garën e ndershme elektorale. Ata ndryshuan Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, dhjetëra mijëra vota të pavlefshme, miliona euro të hedhura për të deformuar vullnetin e zgjedhësve.

Ai shtoi se “kush mendon se na njeh gabohet. Ne nuk dorëzohemi kurrë”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.