Perfundon numërimi në Durrës /Ja rezultatet

Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar procesi i numërimit të kutive të fundit me fletët e votimit në bashkinë e Durrësit.Sipas rezultatit në këtë bashki PS ka dalë forcë e parë ku ka marrë vota, duke u ndjekur nga PD dhe LSI e cila nuk arrin të marrë asnjë mandat. PS ka siguruar 8 mandate, ndërsa PD 6 mandate.

LSI ishte fare pranë sigurimit të një mandati në qarkun e Durrësit, por e ka humbur mundësinë vetëm për 136 vota.

Qendra votimi në numëruara: 481 /481

Rezultati përfundimtar:

PS: 50.29% – 76820 vota

PD: 41.42% – 63270 vota

LSI: 6.19% – 9463 vota

Ndërsa vijon procesi i numërimit të votave në kutitë e fundit të disa KZAZ-ve, ku edhe pritet të shpallet rezultati zyrtar për partinë fituese në këto zgjedhje.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.