Nard Ndoka heq dorë nga Partia Demokristiane: Në shtator-tetor mblidhet kongresi dhe zgjidhet kryetari i ri

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka deklaruar ditën e sotme se do të heqë dorë nga drejtimi i kësaj partie.Ai tregoi në “Top Talk” se një nga arsyet e këtij vendimi ishte bashkëpunimi me Lulzim Bashën, ndërsa tha se në shtator ose tetor do të mblidhet kongresi i PDK-së për të caktuar kryetarin e ri.

“Unë e konsideroj mision të mbyllur, pasi i besova verbërisht Bashës. Edhe nëse opozita do të ishte fituese, prapë do ta bëja. Në shtator-tetor do mblidhet kongresi dhe do të zgjidhet kryetari i ri”, tha Ndoka.

Kujtojmë se Nard Ndoka ishte i renditur i teti në listën e PD në qarkun Shkodër, por nuk arriti të fitojë, madje ishte një nga kandidatët më pak të votuar.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.