U lut që shqiptarët t’i shpëtonin jetën që mos të linte djalin jetim/ Mblidhen paratë për të, 27-vjeçarja Korçare do niset në Turqi

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u rikthye në vëmendje historia e Drinedës, vajzës 27 vjeçare në luftë me leuçeminë që i duheshin 80 mijë euro për të kryer operacionin e transplantit të palcës në Turqi.

Falë kontributit të të gjithë shqiptarëve, Drineda ia doli të grumbullonte shumën e nevojshme për të kryer operacionin e ditën e nesërme do të niset drejt Turqisë.

Me lot në sy ajo falenderoi të gjithë ata që kanë kontriubuar, duke shpresuar që shumë shpejt të kthehet shëndoshë e mirë tek i biri.

Mirëpo një tjetër surprizë e këndshme ishte rezervuar për Drinedën. Pas transmetimit të historisë së saj në “Ftesë në 5”, një 21 vjeçare nga Berati vendosi të dhuronte flokët e saj për të bërë një paruke për Drinedën.

Ndërsa Momenti prekës është kur I biri përcjell në aeroport nënën e tij Drinedën që do kryejë një operacion shume të vështirë në Turqi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.