Deputeti në detyrë i Kuvendit, Myslim Murrizi duket sikur kishte përgatitur një ‘fjalim lamtumire’ sot, pasi ai nuk do të jetë më deputet në sesionin e ardhshëm parlamentar.Murrizi uroi që në 4 vitet e ardhshme të bëhet më e mira për qytetarët shqiptarë, teksa bëri ironi me emrat e deputetëve të rinj që do betohen në 9 shtator.Teksa kishte dhe një “porosi” për ta, kur nënvizoi se “ata që kanë surrat të ruajnë surratin, mandati është kalimtar”.
Ndërsa ironizoi kur tha se në 9 shtator në Parlament do ketë akademikë apo ‘grup i ardhur nga NASA’.
Fjalimi i Murrizit
Kam kërkuar depolitizim të adminsitratës zgjedhore, nuk pranonte Oerdi e Petriti gjallë. Tani shoh rezultatin. Petriti ka marrë vota silkur është zgjedhur kryeplak i Farkës oerdi gjysmën e votave të Igli Carës. Ky paska qenë halli.
Ju kam kërkuar të kemi sistem të pastër kombëtar, jo nuk donint, as ata që sot bëjnë si kukuvajkat e në 9 shtator do vijnë këtu në Kuvend si kingat edhe kur Luljeta e juaja jo e ktyre meqë është më e vjetra do drejtojë seancën do thonë “betohem”, këta që demek as ma hëngsha as ta hëngsha as i njohin as nuk i njohin zgjedhjet”.
Kërkuam që vota të jetë e barasvlefshme në cdo cep të Shqipërisë.
LSI ka marrë 107 mijë vota në gjithë Shqipërinë, katër mandate, PSD ka marrë 3 mandate, e ky pra është deformimi i 5 qershorit të famshëm hartuar nga Oerdi e Damiani firmosur nga Petriti. Po të ishte sistem i pastër kombëtar Petriti mund të kishte 10 mandate, po të ishte votë e hapur Petriti s’do kishte hyrë në Parlament.
Shoh një garë që e shisni si triumf, meritë, karrierë individuale të atyre që kapërcyen traun. Po të shikosh votat tuaja e të PD, votuesit janë elitë, shkencëtarë të NASA-s, janë akademikë, eee sa larg ishin ata në krahasim me votuesit tanë.
Paskan votuar dhe votë preferenciale, ata tanët nuk dinë. Votuesit tanë s’ishin kaq intelektualë sa tuajët, o pika që s’ju bie, po kujt po ja hidhni ju këto?
Numëruesit mercenarë tuajët kanë dërguar vota me shmicë atje ku të parët e fushatave u kanë thënë sidomos në qarkun Tiranë.
Ftoj nëse kanë moral në 9 shtator ata deputetë që edhe pse herësi Damin- Bylykbashi – Vasili i lejon të ulet në këto karrige të kenë pak më shumë kruajo dinjitet se sa të jenë të punësuar si punëtor partie, t’ja lëshojnë vendin atyre më poshtë që kanë fituar vota më shumë.
Edmond Isaku i partisë së Lulit në Dibër ka marrë vota më shmë se Kreshnik Collaku, Kreshniku hyn Edmondi svjen.
Igli Cara dy fish më shumë se Oerdi dhe se Paloka, Edi dhe Oerdi vjen se e emëron Damiani, Igli s’vjen.
Shoh në Elbasan Qani Xhafën, ka marrë më shumë se sa Gazja, Qaniu s’vjen , Gazi vjen, Elisabeta Rrelli në Fier, ka më shumë vota se e dyta e PR, Eralda vjen Elisabeta svjen, Agron Kapllani 9200 vota sa ka marë Enkelejdi Luani e të gjithë bashkë, ata vijnë ai svjen.
Te PS, Lavdrim Krashi ardhur nga Anglia ka marrë gjysmën e votave të Dionis Imerit, Dionisi svjen.
Në Durrës, Alban Xhelili do vijë në Kuvend, ky Balla nuk vjen, ka marrë më shumë se Xhelili.
Në Fier Baftjari Petro Ismeti kanë më pak se Adela Hysaj. Shoh në Tiranë ku është Pandi, më ka ik Pandi, ju luta i thashë hajde bashkojmë votat e ta prishim këtë kod zgjedhor, 21 prill 2008, s’donte të dilte nga rreshti i partisë.
Është ndër 10 të votuarit bashkë me Kodhelin, po këta s’vijnë se s’i le Damiani.
E kush vjen? Vjen Najada, këta që çojnë anijen kozmike në hënë, homologia e Faucit në Shtëpinë e Bardhë.
Hajde akademizëm që do ketë këtu nga data 9 hajde. Mes mandateve e surratit unë i bëj thirrje miqësisht ata që kanë surrat të ruajnë surratin, mandati është kalimtar.
Nuk do ju pyesë kush si deputet kur të dilni në pazar.
Nuk e di zoti Balla këtë betejën e madhe me të zgjedhurin tuaj Metën, është betejë plazhi për të humbur mendjen në sezonin turistik apo medemek se paska shkel Kushtetutën ky që tha rrëmbeni sfurqet.
Uroj e shpresoj që qeveria e 4 viteve të ardhshme me sapo e nuhas do jetë qeveri e përbashkët ndaj i pari juaj ka tre javë rresht që i këndon serenatë poshtë dritares Lulit hajde të keqen të qeverisim bashkë, aman ndahu nga Berisha e Meta.
Uroj për shqiptarët më të mirën, ju pak më me këmbë në tokë, zullumi këputet duke u trash, fija duke u hollu mos u dehni nga suskesi i madh i të qenit në pushtet për herë të tretë.
Nëse shqiptarët me shpirt kanë votuar që ju ta keni mandatin e tretë ta gëzoni uroj që mos bëhen pishman për ça kan hedh në 25 prill u bëftë me e mira për shqiptarët në 4 vitet e ardhshme pa hallin se ju medemek ziheni me Lulin apo doni të shpallni armik si Kadri Hazbiun Metën është hall gallate.
