Deputeti i ardhshëm në Kuvendin e Shqipërisë, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmakaj, i pyetur në lidhje me ftesën e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim me PD, ai tha se e vetmja gjë që mund të negociohej me qeverinë Rama, është përsëritja e zgjedhjeve në një qeveri teknike.
Agron Gjekmarkaj: Nëse kemi të bëjmë me një qeveri të tillë, regjimtare, revoltë popullore do të ketë. Nuk do të ketë qetësi. Dje është diskutuar qetësisht dhe me seriozitet, kjo puna e rakisë që përmendin për Markun është diçka që përdoret si simbolikë dhe abuzohet në media. Ka ndodhur një masakër zgjedhore dhe ne kemi ekspoze, fakte të pakundërshtueshme. Unë besoj se qeveria do dali dhe do e pranojë që ka vjedhur zgjedhjet, do kërkojë falje dhe do tërhiqet.
Pyetje: Si iu duk qëndrimi i Ilir Metës në fushatë?
Gjekmarkaj: LSI ka bërë fushatën e vet dhe Meta ka mbajt pozicionet e veta. Kanë qenë fushata të ndara. LSI duhet të kishte më shumë mandate në kurrizin e vet, por trukimi ka filluar me kohë, muaj më përpara. LSI dhe PD nuk kanë penalizuar njëra-tjetrën, por pushteti i penalizoi të dyja.
Pyetje: Ftesa e Ramës për bashkëpunim?
Gjekmarkaj: Kjo nuk ndodh. E vetmja gjë e negociueshme do të ishte që të negociohej përsëritja e zgjedhjeve në një qeveri teknike për të kthyer legjimitetin institucioneve në Shqipëri.
Pyetje: Do bashkëpunoni?
Gjekmarkaj: Kjo nuk ndodh. E vetmja gjë e negociueshme do të ishte që të negociohej përsëritja e zgjedhjeve në një qeveri teknike për të kthyer legjimitetin institucioneve në Shqipëri. Bashkëpunimi është për të rënë dakord për një qeveri teknike.
