Me vajzat në krah/Evis Kushi e kalon fundjavën në Korçë, vizitojnë Mësonjëtoren e Parë Shqipe

Ministria e Arsimit, Evis Kushi këtë fundjavë e ka kaluar në Korçë, duke i kështuar kështu familjes së saj pak kohë.Së fundmi ministja ka publikuar një foto si rrallëherë, ku shihet pranë vajzave të saj Anës dhe Lunës. Këtë të dielë ata kanë vendosur ta kalojë me njëra-tjetrën, teksa kanë vizituar edhe Mësonjëtoren e Parë Shqipe në Korçë.

Evis Kushi: “E shfrytëzova këtë të dielë të bukur për të sjellë Anën dhe Lunën në Mësonjëtoren e Parë Shqipe në Korçë, që të mësojnë më shumë për kontributin e çmuar dhe sakrificat e të parëve tanë për të mundësuar mësimin e gjuhës sonë të bukur shqipe si dhe edukimin kulturor e patriotik. ✍🏻

Krenare për vlerat e larta historike të popullit shqiptar që mishëron kjo ndërtesë e restauruar kohët e fundit si #MuzeuiArsimit,” shkruan Kushi në postimin e saj teksa shihet bashkë me vajzat.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.