Duke pozuar në rrugicat e bukura e plot histori të Korçës/Retro club nga George Ndile me Skoda Tudor e vitit 1948

Një rikthim pas në kohë, që të kujton Shqipërinë e vjetër, epokat historike. Duke pozuar në rrugicat e bukura e plot histori të Korçës të bën të ndihesh plotësisht banor i asaj periudhe.

RETRO lindi për të jetësuar një trashëgimi deri sot pa status dhe për të promovuar e ekspozuar sa më shumë mjete dhe kujtesë automotorizimi me interes historik, si dhe për të ofruar informacione, shërbime dhe lehtësira për këtë aktivitet pasionant me ndjeshmëri kaq të veçantë, ku lancimi i së cilës po tërheq interesin e shumë turistëve dhe vizitorëve që vijnë në vendin tonë.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.