Korçarja Anxhela Peristeri niset për në Rotterdam, publikon fotografi nga aeroporti me flamurin kuq e zi

Këngëtarja Anxhela Peristeri është përzgjedhur këtë vit për të prezantuar Shqipërinë në “Eurovision 2021”.Ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë deri në fillimin e festivalit ndërkombëtar, artistja Korçare ka treguar së fundmi se është nisur për në Rotterdam, Holandë.


Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikuar me fansat e publikun në llogarinë e saj personale, Instagram.

Le të fillojë rrugëtimi”, ka shkruar ajo ku shfaqet e ulur mbi valixhe dhe duke mbajtur një flamur kuq e zi në dorë.

Anxhela po ashtu ka të veshur një bluzë të zezë në të cilën mbrapa është vendosur emri i këngës së saj, “Karma”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.