Difekti teknik/Shkrumbohet nga flakët autobusi i pasagjerëve në autostradë…Video

Një autobus pasagjerësh është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën Kavajë-Lushnje.Sipas informacionit paraprak të dhënë nga policia dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti minibus me drejtues shtetasin L.D.. Mësohet si si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale,por zjarri ka përparuar me shpejtësi duke djegur thuajse gjysmën e autobusit, përpara se në vendin e ngjarjes të mbërrinte zjarrfikësja.


Incidenti ka shkaktuar trafik në këtë aks, që gjatë kësaj fundjave ka qenë i mbingarkuar për shkak të pushuesve të shumtë drejt bregdetit.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Në Kavajë, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flak në lëvizje mjeti minibus me drejtues shtetasin L. D., ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.