Ekzekutim me kallashnikov në mes të Vlorës/ “BMW X5” bëhet ‘copë’ nga plumbat

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit”, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov drejt një makine “BMW X5” me targa “AB797 CS”.Ngjarja duket të jetë një atentat, ndërsa në makinë udhëtonin dy persona, një prej të cilëve ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.


Mësohet se viktimë ka mbetur Bledar Birçaj, rreth 40-vjeç.Në drejtim të tij u qëllua me më shumë se 10 plumba. Ai mbeti i plagosur por ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të rënda.Birçaj ishte pronari i një lokali të njohur në zonën e Lungomares në Vlorë.

Bledar Birçaj, ka qenë i arrestuar në vitin 2011 për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë, por është liruar për mungesë provash.Më pas në korrik të vitit 2011, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka pushuar hetimet ndaj Birçajt. Ndërkohë së fundmi Birçaj kishte qenë në Spanjë nga ku ishte kthyer një muaj më parë.

Njoftimi i policisë

Në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana  ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip” BMW” me drejtues shtetasin   B. B rreth 40 vjeç ,i cili si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë.

Viktima Bledar Birçaj

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  ndodhet nē vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Vlorë, të Komisariatit të Policisë Vlorë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.