Rezultati në zgjedhjet e 25 prillit/Jep dorëheqjen Sekretari Organizativ në Partinë Demokratike Sahit Dollapi

Sahit Dollapi ka dhënë dorëheqjen nga posti i Sekretarit Organizativ në Partinë Demokratike, pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit.


Kujtojmë se ai ka qenë një eksponent shumë i rëndësishëm në protestat e opozitës, muaj më parë.

Në një prej tyre ai pati dhe një përplasje të dhunshme me policinë, ku mori dëmtime në gju dhe shpatull.

Ky moment shkaktoi reagime të forta në radhët e PD, ku Lulzim Basha iu kërkoi protestuesve të shkojnë së bashku tek drejtoria e Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e tij.

Por fill një muaj pas rikuperimit ai iu rikthye sërish protestave.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.