Pengimi i emigrantëve për të votuar/LSI ankimon në KAS rezultatin e zgjedhjeve për qarqet Korçë dhe Vlorë

Teksa po skadon afati për ankime në Komisionin e Ankesave dhe Aksioneve për zgjedhjet e 25 prillit, të tjera padi janë regjistruar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pas Gjirokastrës, Beratit dhe Durrësit, Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar sot rezultatin në qarqet Korçës dhe Vlorës.


Sipas LSI urdhri i MSH, për një vetëkarantim të detyruar 14 ditor për të gjithë shtetasit që hynin në Shqipëri përmes rrugëve ajrore, tokësore apo detare nga Maqedonia dhe Greqia, gjatë periudhës nga data 20 prill deri më 3 maj, ka ndikuar drejtpërdrejtë në pjesëmarrjen dhe rezultatin e votimeve dhe ka synuar që të godasë politikisht LSI-në në zgjedhjet e 25 prillit.

Në ankimimin, LSI shkruan në të dyja ankesat e paraqitura në KAS se urdhri për ‘vetëkarantinimin e detyrueshëm’, për një periudhë dy javore për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut dhe nga Greqia ka ndikuar drejtpërdrejt në pjesëmarrjen dhe rezultatin e votimit.

Pikërisht kjo masë, arsyeton LSI, e propozuar dhe e marrë 4 ditë përpara datës së zgjedhjeve, ishin akte të formësuar nga vullnet jo objektiv, por i orientuar politikisht e që solli si pasojë direkte negative pengimin e këtyre qytetarëve për të ushtruar të drejtën e tyre. Ky orientim u pa qartë sipas LSI, me anulimin me datë 3 muaj 2021 të këtij urdhri, pak ditë pas mbarimit të zgjedhjeve.

Me Korçën dhe Vlorën bëhen 3 qarqet që LSI ka ankimuar me argumentimin se ka ndikuar vendimi për karantinim të të ardhurve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.