Vrasja e nënës 20-vjeçare, policia greke shpërblim 300 mijë euro/ Kjo është 20-vjeçarja që grabitësit e mbytën dhe e lanë të pajetë pranë foshnjës

Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në lagjen Glika Nera, të Athinës. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të para të së martës, kur persona ende të pa identifikuar hynë në banesën ku çifti i bashkëshortëve grekë jetonte bashkë me foshnjën e tyre 11 muajsh dhe qenin e tyre.Mediat greke raportojnë se viktima ishte studente britanike në Universitetin e Pireut në Greqi, ndërsa bashkëshorti i saj ishte pilot helikopterësh.


32-vjeçari Charalambos Anagnostopoulos

32-vjeçari Charalambos Anagnostopoulos ishte në dhomën e gjumit, kur në banesë u futën tre persona të maskuar, të cilët e kanë lidhur të riun.Ndërsa gruaja e tij, 20-vjeçarja ishte në papafingon e banesës dykatëshe, së bashku me vajzën 11-muajshe. Tre agresorët torturuan gruan duke i kërkuar të tregonte se ku i fshihte paratë. Rezistenca e saj ka bërë që ata ti marrin jetën duke e mbytur.

Ende nuk dihet nëse ajo është abuzuar seksualisht, ndërsa dyshohet se e reja të jetë mbytur duke përdorur jastëkun. Autorët para se të hynin në banesë vranë qenin që të mos lehë dhe e varën atë në kangjellat e shtëpisë.

Dyshohet se ata mund të kenë hyrë në shtëpi nga një dritare e vogël. Synimi ishte të gjenin paratë dhe bizhuteritë në shtëpi. Dyshohet se ata e dinin shumë mirë se ku kanë qenë të fshehura paratë. Për këtë dyshohet se kanë parë për ditë të tëra lëvizjet e familjes dhe kanë regjistruar çdo detaj të jetës së tyre.

Jeta e çiftit

Caroline&Charalambos Anagnostopoulos

Babis dhe Caroline pas njohjes po përpiqeshin të krijonin jetën e tyre. Piloti 32-vjeçar kishte arritur që deri më sot t’i siguronte një jetë të lumtur 20-vjeçares. Vajza e tyre e vogël erdhi në jetë më 3 qershor, 2020 duke vulosur lumturinë e tyre.

Caroline&Charalambos Anagnostopoulos

Mosehet se Policia në Greqi ka identifikuar vrasësit e 20-vjeçares dhe ka vendosur një shpërblim për këdo që jep informacione rreth tyre.

Mediat në Greqi raportojnë se vendimi për shpërblimin e atyre që kanë informacione rreth vrasësve të nënës së re në shtëpinë e saj para bashkëshortit dhe fëmijës 11 muajsh, u nënshkrua sot nga Ministri i Mbrojtjes Civile Michalis Chrysochoidis dhe Zëvendës Ministri i Financave Theodoros Skylakakis.

Njoftimi është si vijon: “Me Vendimin e Përbashkët Ministror të sotëm të Ministrit të Mbrojtjes Civile, Michalis Chrysochoidis dhe Zëvendës Ministrit të Financave, Theodoros Skylakakis, u shpall një shpërblim monetar prej 300,000 € për ata që kanë informacione që mund të çojnë në arrestimin e autorëve të grabitjes dhe vrasjes së 20-vjeçares më 11 maj.”

https://www.instagram.com/p/CKjgRXaJBOI/?igshid=1v2k3foal3372

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.