Ngjarja që shokoi Greqinë, flet i përlotur bashkëshorti i 20-vjeçares: Mësova se ajo nuk jetonte pasi më liroi policia (VIDEO)

Charalambos Anagnostopoulos, burri i britanikes që u mbyt nga grabitësit në Athinë ka folur sërish për mediat. 32-vjeçari thotë se nuk e dinte që bashkëshortja e tij ishte vrarë, por e kuptoi kur u lirua nga Policia.
Piloti me lot në sy tha se Policia po vijon kërkime pë autorët ditë e natë, teksa thekson se ai po i ndihmon me sa ka në dorë.

‘’Për momentin ka 10-15-20 njerëz në rrugë dhe ata janë duke kërkuar. Ata punojnë nga mëngjesi deri në mbrëmje, tani që po flasim, për 3 ditët e fundit ne të gjithë kemi qenë së bashku, ata punojnë gjithë ditën, të gjithë natën, gjithë ditën. Unë e di këtë, ata janë në kontakt të vazhdueshëm me mua për aq kohë sa unë mund t’i ndihmoj, nëse ka dikush që mund t’i gjejë, këta fëmijë do t’i gjejnë”- tha ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.