Ndërtimet pa leje në bregdet,Rama: Kam kërkuar që të nisë operacion nga Velipoja në Ksamil, TANI! Paralajmerim dhe per ata ata që shesin buzë rruge…

Kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar të gjithë ata që shesin buzë rruge, që të mos cënojnë sigurinë e qarkullimit dhe të lejojnë shtetin që të krijojë brenda mundësive një imazh sa më të mirë për turistët.Ai ka paralajmëruar një aksion të policisë dhe të IKMT-së në të gjithë vijën e bregdetit shqiptar për të evidentuar ndërtime pa leje, që sipas tij janë akt i mbylljes së syrit nga Policia dhe funksionarë publikë.

Sipas Ramës është e papranueshme që të mbërrijnë telefonata te vetë ai për të zgjidhur këtë çështje, pasi vartësit në shumë raste janë korruptuar.


“Rrugët kombëtare në segmente të caktuara janë qartazi zona me rrezik të lartë, për shkak se në anë të tyre ka aktivitete tregtare pa asnjë mbrojtje minimale për ata që qarkullojnë.

Kjo është një gjëndje e trashëguar, por ka akoma vende ku tregëtohen materiale ndërtimi, vaska, pemë dhe kjo duhet të marrë fund. Të paktën duhet të respektojnë për aq sa është e lejueshme, të lejojnë shtetin që të krijojë brenda mundësive një imazh sa më të kulluar, të këtij vendi që quhet turistik”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

“Është e pamundur një ndërtim pa leje në mes të Sarandës, jo në zona të pabanuara, të hidhen gurë e të mbushet deti me gurë, dhe kjo të ndodhi pa vajtur një njeri për të thqënë ça janë këto gurë që po hedh në det?!Të vijë puna deri te unë, që të pastrohet deri për 24 orë, kjo është e papranueshme, Policia duhet të jetë shumë rigoroze me vetveten, dhe nuk duhet të lejojë 200 individë që të dëmtojnë reputacionin e saj.

Duhet të jetë një vijë e kuqe ndarëse kjo, jemi shumë të qartë besoj, se kjo nuk është as indiferencë dhe as mungesë aftësie, kjo nuk është absolutisht asgjë tjetër përveçse korrupsion, nuk ka asnjë emër tjetër, është korrupsion, në kurriz të një vendi të tërë. Si hidhen gurë në të gjithë bregdetin e Shqipërisë, dhe nuk i sheh njeri, nga kalojnë këto gurë, si nuk i sheh polici këto.

Këto bëjnë spektakël para gjithë dynjasë, ndodhin aty ku interesat janë shumë të mëdha. Unë i kam kërkuar ministrit që së bashku me drejtorin e Policisë, drejtorin e ikmt, ministrin e Turizmit të niset një aksion nga Velipoja në Ksamil, tani, jo atëherë kur të vijnë turistët, tani!

Jo duke u marrë me njerëzit që kanë 30-vjet që janë aty, për aq kohë sa nuk ka një plan tjetër, të qëndrojnë aty, si në Zvernec, që po të mos jenë ata s’shkon më njëri aty, por duke vendosur një vijë të kuqë. Aty ku hidhet beton pa leje duhet të ketë jo vetëm prishje por ndalime, me ndryshimet ligjore penalizohet i gjithë zinxhiri”, deklaroi Rama

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.