Nuk u lejohet kthimi me pasagjerë/Shoferët e furgonave dhe taksive në Korçë ngrihen në protestë

Drejtuesit e mjeteve 6+1 dhe 8+1 të linjave rrethqytetase në Korçë kanë mbajtur ditën e sotme një protestë.Ata kanë ngritur zërin sepse këto ditët e fundit nuk po lejohen të trasportojnë pasagjerë në rrugën e kthimit e në rast se kapet nga policia rrugore apo ajo bashkiake ndëshkohen me gjoba të rënda.Shoferët thonë se në 30 vite nuk kanë hasur problem të tillë, por javën e fundit rreth 60 shoferë janë gjobitur nga 5 deri në 25 mijë lekë të reja.

‘’ Jemi gjobitur, gjoba varion nga 50-250 mijë lek të vjetra. Kemi 30 vite me këtë punë, nuk kemi hasur probleme të tilla, që prej 1 jave bashkia së bashku me punonjësit e saj po na vendosin gjoba. Policia bashkiake ka ngritur postblloqe duke mos i lejuar të punojnë me të vetmen punë që çojnë të ardhura në familjet e tyre. Janë rreth 60 shoferë që kanë hasur së fundmi kë të problem.’’–

Gjobat që u vendosen janë të rënda. ‘Shteti po na nxjerr në rrugë të madhe.

Ku të punojmë? Paguajmë sigurime të larta dhe taksat e nuk po nxjerrim dot bukën e fëmijëve thanë shoferët.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.