Ankth i madh në ndeshjen e sotme të futbollit të femrave mes Partizanit dhe Bilishtit, e cila është ndërprerë pa u mbyllur ende pjesa e parë.Delegati i ndeshjes, Endi Hyka, menjëherë ka urdhëruar ndërprerjen e lojës dhe ka njoftuar për ardhjen e ambulancave të tjera, për të qenë në gatishmëri në këtë situatë të pazakontë.

Për momentin dyshohet se 6 lojtaret mund të jenë helmuar prej ushqimit, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje më të vështirë dhe janë dërguar me urgjencë në spital.
Në momentin që ndeshja është ndërpreë, rezultati ishte 5-0 në favor të Partizanit.
