Basha kritikëve në Këshillin Kombëtar: “Nëse zgjedhjet për ju janë në rregull, jap dorëheqjen”

Kryedemokrati Lulzim Basha u ka dhënë dy alternativa anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike në mbledhjen që po zhvillohet në selinë blu.

Ai ka thënë se nëse Këshilli i konsideron të rregullta zgjedhjet e 25 prillit, atëherë ai do të dorëhiqet, por nëse i kosideron të vjedhura, ai do të vazhdojë betejën kundër mazhorancës.

‘’Zgjidhni dhe dua tju shoh të gjithëve në sy. Ose zgjedhjet janë të vjedhura dhe vazhdojmë në betejë, ose nëse për ju janë në rregull, atëherë unë jap dorëheqjen tani.’’- tha Basha.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.