Këngëtarja Era Rusi rrëfeu marrëdhënien e ngushtë që ka me familjarët e saj, duke u ndalur më së shumti tek prindërit. Gjatë rrëfimit të saj në emisionin “Dola tek Ola”, këngëtarja tregoi se nëna e saj ishte motivi kryesor që u kthye në Shqipëri.Pikërisht nga kjo e fundit, Era mori një mesazh që e bëri të emocionohej pafund dhe të mos i kursente as lotët.
“Ti je vlerë e shtuar e familjes sonë, jemi shumë krenarë për arritjet e tua. Uroj që mbi të gjitha të mbetesh Era fisnike që je, sepse fama është e përkohshme, ndërsa emri i mirë i përjetshëm”,-i tha e ëma.
Këngëtarja u ndal te fama pas videomesazhit të së ëmës dhe tha se është shumë e rëndësishme të jesh njeri i mirë, dhe shtoi se është zhgënjyer nga kolegë apo miq por nuk preferon të flasë për ta.
Këngëtarja foli edhe për marrëdhënien që ka babanë dhe tha se ai është një nga kritikët e saj më të rreptë, nuk i pëlqen kur ajo për t’u përshtatur me tregun bën ndonjë devijim të vogël në muzikë. Ajo zbuloi se “Çupëlina” kënga e preferuar e babait të saj.
