Të shumtë ishin besimtarët që u ngjitën në Kishën e Shna Ndout të Laç në martën e nente të pelegrinazhit të 13 të martave .Janë nga çdo skaj i vendit dhe përfaqësojnë besime të ndryshme por janë të devotshëm në Kishën e Shna Ndout pasi besojnë në mrekullitë e saj .
Në pamjet e siguruara duket trafik i rënduar nga hyrja per në qytetin e Laçit….në autostradë deri tek vendi i shenjtë
Besimtarët e krishterë, por dhe qytetarë të tjerë, zgjedhin “të martat e shenjta”, për të shkuar në Kishën e Shën Ndout, ku luten për veten dhe njerëzit e tyre të dashur.
Pelegrinazhi kulmon më 13 Qershor, ndërsa përgjatë 13 të martave Kisha e Shna Ndout vizitohet nga mijëra pelegrinë.


