Policia e Durrësit ka sekuestruar një sasi parashë prej 1 milionë paundësh cash në port.

Sasia vinte nga Anglia dhe paratë janë gjetur në një furgon të bardhë. Ky operacion ka nisur pak më parë dhe ende nuk dihej detaje shtesë.
Fugoni bënte prej disa kohësh transport mallrash mes Shqipërisë dhe Anglisë. Ai ka ardhur me tragetin e Ankonës në Portin e Durrësit rreth orës 12:00, dhe cilësohej si mjet me risk, ndaj duhej të ndalohej.
Mësohet se paratë ishin fshehur në shasinë e mjetit, në parakolp dhe prapakolp. Policia deri tani ka ndaluar shoferin, rreth 20 vjeç. Shoferi i ndaluar ka deklaruar se nuk ka dijeni për paratë te furgoni që ngiste, pasi bën transport mallrash nga Anglia në Shqipëri.
