KAS pranon kërkesën e LSI, do rinumërohen 114 kutitë e Beratit

Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet ka vendosur që të pranojë kërkesën e LSI-së për rinumërimin e votave në qarkun e Beratit, duke hapur nga e para 114 kuti.Kutitë pritet që të hapen sot në orën 14:00, dhe do të rinumërohen vetëm votat që janë hedhur për subjektet dhe jo për kandidatët.

Gjatë diskutimeve të sotme në KAS, LSI kërkoi rinumërimin në të gjithë qarkun, kërkesë e mbështetur dhe nga PD. Ndersa dje KAS rrëzoi kërkesat e PD dhe LSI për rivotim dhe rinumërim në qarkun e Gjirokastrës dhe për përsëritjen e zgjedhjeve në Berat pas pretendimeve se disa votues kishin vendosur shenjat e gishtave për më shumë se një herë.PD dhe LSI kanë ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në 9 qarqe, në 5 nga të cilat, LSI ndryshe nga PD kërkon rivlerësim dhe rinumërim.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.