Verdiktet ne Serisë A /Milani rikthehet në Champion,feston edhe Juvja, dramë për Napolin

Janë luajtur ditën e sotme ndeshjet e fundit të Serisë A për këtë sezon, ku janë dhënë edhe verdiktet përfundimtare.Seria A kishte vëmendjen e madhe gjatë mbrëmjes së sotme teksa ishin tre ekipe që diskutonin dy bileta në “Champions League”. Por teksa të gjithë prisnin që surpriza e madhe të vinte nga Atalanta ose Bolonja, ajo që i prish punën ekipeve të mëdha është Verona. Napoli kërkonte fitoren në shtëpi ndaj Veronës për të siguruar vendin në “Champions”.


Megjithatë ka barazuar në shifrat 1-1 duke mos arritur objektivin. Rrahmani kaloi i pari në avantazh Napolin, ndërsa Faraoni barazoi në të 69.

Juventusi e ka kryer punën në ndeshjen e fundit sezonale në Serie A duke mposhtur Bolognan në udhëtim me rezultat 4-1 dhe kështu është kualifikuar në Ligën e Kampionëve pas gabimit të Napolit.

Pervec fitores së Juventusit, vëmendja ishte edhe te ndeshja e Milanit (që fitoi ndaj Atalantas) duke u rikthehet në Champions League pas 8 vitesh. Kuqezinjtë triumfuan kundër 0-2 Atalantas dhe e mbyllën kampionatin në vendin e dytë, në një kampionat mjaft të mirë të zhvilluar prej tyre.

Lacio dhe Napoli luajnë në Europa Ligë për sezonin tjetër, ndërsa Sasuolo në Konferencë Ligë.

RENDITJA:

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.