Kryesia e PD miraton 4 kandidaturat për kryetar partie, skualifikohet 5 te tjeret

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar 4 kandidatët që do të garojnë për kreun e ri të PD-së në zgjedhjet e 13 qershorit.Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli do të jenë përballë njëri-tjetrit për të marrë postin e kryetarit të partisë më të madhe opozitare në vend.

Ata do të kenë 12 ditë kohë për të bërë fushatë në strukturat e PD-së në rrethe.


Burime nga mbledhja për “Top Channel” bëjnë me dije se kryesia votoi në unanimitet që të përjashtohen nga gara me arsyetimin se nuk janë anëtarë partie, nuk janë të regjistruar në regjistrin e simpatizantëve të Partisë Demokratike dhe nuk kanë profil publik:

Admir Mulaj

Edmond Vrapi

Mirjan Jashanllari

Sabri Hoxha

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.