Agron Shehaj demokratëve: “Partia ka nevojë për reform të thellë, në 13 qershor do zgjidhni nëse do të fitojmë apo humbasim prapë në vitin 2025”

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj është shprehur se mos ndryshimi i udhëheqjes së PD-së, do ta çojë përsëri këtë forcë politike në humbje në vitin 2025. Përmes një conference për mediat, Shehaj theksoi se kryetari i PD-së duhet të ketë vetëm një mundësi, nëse humbet zgjedhjet, ai duhet të largohet.

Duke u shprehur se në 13 qershor demokratët do të zgjedhin nëse do të fitojnë apo humbasin prapë në zgjedhjet e vitit 2025.


Agron Shehaj :“Kandidimi im nuk është përpjekje për të marrë një post, por fillimi i përpjekjes për të reformuar PD-në. Në 13 qershor anëtarët e PD-së nuk do të zgjedhin thjesht kryetarin e ri, por do të vendosin nëse do të fitojnë apo të humbasin prapë në 2025. Unë kam ndershmërinë, përvojën dhe aftësinë për ta çuar PD-në në rrugën e fitores. Edi Rama është i korruptuar dhe antidemokratik. Për të mundur regjimin e tij, PD dhe Shqipëria kanë nevojë për një politikan ndryshe nga ai. Partia jonë ka nevojë për reformë të thellë dhe të menjëhershme. Të qenurit kryetar i Pd, duhet të jetë përgjegjësi dhe jo vetëm privilegj”, tha Shehaj.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.