Në Çim Peka Live, kandidati për kreun e PD, Agron Shehaj, tha se nëse Lulzim Basha do të fitonte në garën për kreun, ai do të pranonte rezultatin.Ndërsa Shehaj ka refuzuar të japë një koment lidhur mbi ndalimin e udhëtimit për në SHBA nga DASH të ish-kryeministrit, Berisha.
Nëse nuk them që nuk prononcohem, ju thoni pse nuk prononcoheni. Unë nuk kam ndërmend të prononcohem për këtë çështje, Sepse kështu e shikoj këtë çështje.
Nëse humbas zgjedhjet për kreun e PD, do pranoj rezultatin.’-tha Shehaj.
Me tej, kandidati për kreun e PD, Agron Shehaj, ndërsa u pyet nëse i njeh zgjedhjet e 25 prillit tha
‘Mundësitë që të ndryshohet rezultati janë zero.
Shehaj, tha ndër të tjera se një nga gabimet kryesore që çuan edhe në humbjen e zgjedhjeve të fundit ishte djegia e mandateve që çoi edhe në ndryshimet në ligjin zgjedhor, gjë që sipas tij ia kishte thënë edhe Lulzim Bashës që është një gabim që nuk duhet ta bënin.
