Italia fitoi Eurovision-in pas 31 vitesh, duke u përfaqësuar nga grupi “Maneskin” me një këngë rock. Por, ajo që ra në sy ishte një video e çuditshme e cila bëri xhiron e rrjetit. Damiano David shfaqej në video teksa ulte kokën në tavolinë në një mënyrë të dyshimtë, ndërsa shumë aluduan se ai ka qenë duke thithur kokainë. Pas super bujës së krijuar, artisti doli në një konferencë për shtyp dhe tha se nuk merr drogë.Por, në një deklaratë Eurovision tha se artisti do të “kryejë një test droge, pasi të mbërrijë në shtëpi” dhe kështu ndodhi.
Sipas mediave të huaja, Damiano David nuk ka konsumuar kokainë në finalen e madhe të konkursit të shtunën në mbrëmje, ndërsa raportohet se ka rezultuar negativ në testin e përdorimit të lëndëve narkotike.
Kenga “Zitti e buoni”, dhe përveç një melodie goditëse, kënga mbart gjithashtu një mesazh unik paksa ‘rebel’.
“Zitti e Buoni” në përkthim do të thotë “Hesht dhe rri qetë (sillu mirë)” – duke aluduar në një frazë që lidhet me disiplinën dhe shpesh u thuhet fëmijëve.
