Integrimi / Rama takon ministrin e Jashtëm gjerman: “Ne i plotësuam kushtet” .Hapja e procesit varet nga ngërçi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri ministrin gjerman të Shtetit për Europë, Michael Roth, me të cilin ka zhvilluar edhe një koferencë të përbashkët për mediat.
Në fjalën e tij Rama tha se pret nga Këshilli Europian që të zhvillohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare, por problem mbetet marrëdhënia mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, me bullgarët që po pengojnë edhe çeljen e negociatave me BE-në për të dy vendet.


Edi Rama: Më vjen shumë mirë që sot nuk janë vetëm ata që e thoshin edhe dje por janë të gjithë që thonë se Shqipëria i ka kryer detyrat e veta. Miratimi i kornizës negociuese dhe mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare është çështje e brendshme e Këshillit Evropian, ku përveç faktit se ka një qasje pozitive, Bashkimi Evropian ndeshet me ngërçin e krijuar mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.Unë vijoj të them se ne duhet të hapim menjëherë procesin, a do të ndodhë kjo? Këtë unë nuk e di, këtë ne nuk e dimë, pasi varet me sa do të zgjidhet ngërçi mes Bullgarisë dhe Maqedenonisë. Por ajo që vlen të theksohet është se ne kemi një mbështetje të zëshmeMinistri do flasë vetë, por dua t’i bëj një falenderim për të gjithë mbështetjen, jo vetëm për këtë temë por në përgjithësi nga qeveria gjermane. Uroj shumë që në këtë sezon veror ne të kemi sa më shumë turistë nga Gjermania. I thash dhe ministrit se ndryshe nga ç’mund të perceptohej Shqipëria është vendi më i përshtatshëm në Evropë për të ardhur për pushime.

Ministri gjerman i Shtetit për Europë, Michael Roth theksoi se ka kolegë në BE që thonë se zemra ime rreh ca si shumë për Ballkanin Perëndimor, por këtu nuk është fjala për preferencat e mia personale, por për një interes strategjik të BE-së.

“Ballkani nuk është oborri i pasmë por oborri i brendshëm i Evropës. Paqja, stabiliteti, mirëqenia, shteti ligjor, pajtimi rajonal janë në interesin evropian dhe gjerman”.Unë shpreh përgëzimet e mia për kryeministrin i cili me partinë e tij arriti një shumicë të qartë dhe si një socialdemokrat mund ta them se kjo nuk është e vetëkuptueshme. Dëshiroj që edhe këtu të mbërrihet në një raport me respekt midis qeverisë dhe opozitës. Konkursi i ideve dhe personave është eliksiri i një demokracie të gjallë. Duhet t’i kushtohet vëmendje të rinjve që për fat të keq po largohen ngsa Ballkani Perëndimor. Uroj që ata të kthehen sepse ia vlen të kthehesh në vendlindje”, tha ministri gjerman.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.