Abuzimet me çmimet nga restorantet gjatë sezonit turistik denoncohen çdo vit. Një rast të tillë e ka denoncuar sot edhe zv.kryeministri Erion Braçe. Ai publikon një faturë të një restoranti në rrjete sociale me 4 abuzime, si në çmim ashtu edhe nga ana ligjore. Përmes një postimi në Instagram ai bën një denoncim të pastër për institucionet kompetente dhe ka një këshillë për bizneset që të mos e nisin me këmbën e gabuar pasi në të kundërt pushuesit nuk do te vijnë më.
Postimi i Erion Braçes:
MOS E NISNI ME KEMBEN E GABUAR; DOMETHENE ME FATUREN E GABUAR!
1. Dateri eshte e ndaluar te tregtohet ne kete vend;
2. Nje levrek nuk kushton kerkund 50.000 leke;
3. Ky TIGANI nuk ka kater kilogram levrek, as 200 mije leke shije;
4. Kjo fatura nuk njihet nga legjislacioni fiskal ne kete vend, por trajtohet nga ligji si e paligjshme.
E thjeshte; Mos i perzini njerezit! Ja fitove sot 200 mije leke nga kjo fature! Neser nuk te vjen me kush!
