30 pako me heroinë kapen në Kakavijë/ Shoferi me fantazi kishte mbyllur kroskotin me ngjitëse…(VIDEO)

Policia e Shtetit, bën me dije se në doganën e Kakavijës janë kapur 30 pako me heroinë. Videoja që po shikoni tregon pakot me heroinë që u sekuestruan mbrëmjen e sotme. Vetë drejtuesi i kamionit që tashmë është vënë në pranga, kishte përshtatur një vend në kroskotin e mjetit për të fshehur drogën. Kapakun sipër e kishte mbyllur me ngjitëse. Por, pavarësisht ‘dhomës’ se krijuar, 63-vjeçari me inicialet Sh.P., është zbuluar në kufi. 15 kg heroinë u sekuestruan, ndërsa ai vetë u vu në pranga.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.