Arrestohen 2 shqiptarë në Greqi/Rrëmbyen një 25-vjeçar nga Bangladeshi, i kërkonin familjareve 10 mije € …. për ta lënë të lirë

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohen për krijimin e një organizate kriminale, zhvatje dhe rrëmbim personi.Mediat greke bëjnë me dije se në pranga ka rënë një 29 dhe një 32 vjeçar në zonën e Palio Faliro. Shqiptarët kishin rrëmbyer një 25 vjeçar nga Bagladeshi, më pas kishin kërcënuar një person që kishte lidhje familjare me 25 vjecarin, duke i thënë se në këmbim të lirimit të tij donin 10.000 euro.Incidenti u raportua në ELAS (policia greke) dhe pas një operacioni special , 25-vjeçari u gjet dhe u la i lirë nga banesa ku po mbahej, në Paleo Faliro, ndërsa dy shqiptarët u arrestuan dhe iu dorëzuan autoriteteve të drejtësisë.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.